Udhëtimi i fundit, flet kushëriri i tifozit shqiptar të PAOK-ut që humbi jetën në aksidentin tragjik: Vasili lindi në Greqi, humbëm kontaktet kur i vdiq i ati

28 Janar, 13:08 | Përditesimi: 28 Janar, 13:08

Vasil Pilo, tifozi shqiptar i PAOK-ut të Selanikut ishte një nga shtatë viktimat e aksidentit tragjik që u mori jetën shtatë ultrasve të klubit grek në Rumani, me tifozët që po udhëtonin drejt Lyonit në Francë pasi klubi i tyre luan nesër për fazën e ligës në Europa League.

Për mediet nga Korça foli edhe një prej të afërmve të Vasil Pilos, i cili tha se djali i ri ishte tifoz i ekipit. Thoma Ninka tregoi se Vasili kishte lindur në Selanik dhe jetonte me të emën dhe motrën, ndërsa i ati i kishte ndërruar jetë vite më parë. Sipas Ninkës, që prej asaj kohe kontaktet mes tij dhe familjes së Vasilit nuk ishin aq të shpeshta.

I.M/Shqiptarja.com