Ulja e çmimit të energjisë për fushatë? Rama: Nuk më intereson se çfarë thonë! Mbi 1 mln konsumatorë do paguajnë më pak

8 Janar, 13:35

Kryeministri Rama iu përgjigj pyetjes së gazetares së Report Tv Raziela Myslmiaj nëse ulja e çmimit të energjisë elektrike ka të bëjë me afrimin e fushatës elektorale. Nga ambientet e OSHEE-së, Rama thotë se gjithmonë ndaj tij sa herë bën diçka njerëzit flasin. Por kjo shton ai nuk do e ndalojë atë të bëjë gjëra në dobi të 1mln konsumatorëve të energjisë elektrike.

'Nuk kam asnjë detyrim ti mbush mendjen askush që e ka të mbushur mbrapsht. Edhe as nuk më intereson se e di që jetojmë në demokraci dhe thonë ç’të duan, për çdo gjë që kam bërë dhe do bëj do thonë. Nuk më intereson. Mbi 1 mln konsumatorë abonentë do paguajnë një çmim të ulur të saj falë një suksesi kuptimplotë në një rrugë nga humnera në majën e Shqipërisë 2030. Thanë që edhe bonusi i pranverës elektoral. Vetëm jam një qenie elektorale. Ajo që më shqetëson është që pensionistët do marrin bonus tjetër. rritjen e duam ta kemi gjithëpërfshirëse.

Të marrin pjesë nga kjo rritje. E vërteta që asnjëherë për asnjë arsye qysh kur kam bërë garën e parë elektorale, nuk kam përdorur elektoralisht instrumenta financiar të funksionit që mund të ktheheshin në problem për financat afat mesëm afat gjatë. Bëhen aty për aty. Bonuset janë aty për të qëndruar dhe bonusi i pranverës, si rezultat i projeksioneve të ekonomisë. Uljet e energji