Uran Butka, 11 vjet në Martanesh, internuar mes arinjve

16 Prill 2020, 22:36

Pjesa e dytë e historisë së familjes Butka në rrëfimin e historinit Uran Butka. Sfida e 11 viteve në internim në malet e Martaneshit, ku bashkëshortja mjeke Merjemja duhej të përballej me urgjencat e banorëve të fshatrave përreth, duke ecur për orë të tëra në terrene të vështira e në luftë të përhershme me vdekjen. Historia e rrallë e një pikture krijuar mes pyllit të Martaneshit nga Uran Butka në ditën e lindjes së bashkëshortes së tij. Kthimi në Tiranë pas rënies së regjimit komunist dhe angazhimi i Uran Butkës në politikë dhe studime historike.