'Uroj të mos përdoret për të kontestuar rezultatin!' Edvin Kulluri flet për zgjedhjet në Himarë: Votuesit me ID të skaduar, faj i opozitës

4 Gusht, 17:18

Në Himarë ku mbahen zgjedhjet e parakohshme për të zgjedhur kryetarin e e ri të bashkisë, procesi i votimit ka vijuar i qetë. E vetmja problematikë ka qenë fakti që zgjedhësit me karta të skaduara nuk janë lejuar të votojnë. Përmes një deklarate për median, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha se janë 6 mijë persona në listë të cilët kanë pasur të skaduar kartën e identitetit.

Qytetarë që kanë shkuar për të votuar dhe u është ndaluar, e quajtën një shkelje e të drejtës të tyre kushtetuese.