Vaksinat anticovid/ Virologu në SHBA: Dozat e para në Shqipëri do vijnë si ndihma, kjo nuk mbulon popullatën!

18 Dhjetor 2020, 22:06

Arban Domi, virolog-biolog në SHBA, tha se për vaksinimin në Shqipëri nuk mund të krijohen plane afatgjata, pasi dozat e para vendi do i marrë si ndihma nga BE dhe SHBA dhe kjo nuk të lejon të bësh plane për vaksinimin e popullsisë, pasi nuk janë të mjaftueshëm. Domi tha se Shqipëria duhet që tani të bëjë gati të gjithë planin e zinxhirit të transportit dhe ruajtjes së vaksinës.