Veliaj: Do hartojmë paketë financiare për studentët, t’u sigurojmë abone falas dhe subvencionim për konviktin! Punimet në Unazën e Madhe do të vijojnë

10 Tetor 2022, 16:00 | Përditesimi i fundit: 2022-10-10 19:45:37

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj dha lajmin e mirë se për studentët e kryeqytetit do ketë disa lehtësira, duke nisur nga abonetë falas. Veliaj tha se Bashkia do të hartojë një paketë financiare mbështetëse e cila do t’i paraqitet këshillit mbledhjen e radhës.