Veliaj i jep Çelësin e Tiranës Prokurorit të Antimafias Francesco Mandoi! Ambasadori Bucci: Dha Kontribut për reformën në drejtësi në Shqipëri

31 Tetor 2021, 15:31 | Përditesimi: 31 Tetor 2021, 15:31

Përmes një aktiviteti të posaçëm Bashkia e Tiranës ka nderuar sot Francesco Mandoin, një prej figurave historike të luftës kundër krimit të organizuar në Itali. Atij i është dorëzuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj 'Çelësin e Tiranës', i cili ka vlerësuar kontributin e jashtëzakonshëm të ish-zv/kryeprokurorit të Prokurorisë Kombëtare t0ë Antimafias italiane, Francesco Mandoi, i cili gjatë 3 viteve të fundit shërbeu edhe si prokuror ndërlidhës mes Italisë dhe Shqipërisë.

 

LR/Shqiptarja.com