Veliaj kërkon zëvendësimin e masës 'arrest në burg', nis seanca në GJKKO, kryebashkiaku i pranishëm në gjykatë

1 Shkurt, 10:15 | Përditesimi: 1 Shkurt, 10:15

Veliaj është i pranishëm në gjykatë, ndërsa ka si mbrojtës vetëm për këtë seancë avokatin e ri, Sokrat Gjermeni. Të pranishëm janë edhe dy prokurorët e çështjes Ols Dado dhe Altin Dumani. Kryebashkiaku i Tiranës ka paraqitur kërkesën për zëvendësim mase me argumentin se nuk ka rrezik për prishjen e provave, pasi çështja ka kaluar në gjykatë.

A.M/Shqiptarja.com