Veliaj largon nga mbrojtja Artan Gjermenin pasi nuk e 'nxori' nga kafazi i qelqtë, gjykata i cakton avokat kryesisht

12 Dhjetor, 11:44 | Përditesimi: 12 Dhjetor, 11:44

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka larguar nga mbrojtja e tij avokatin Artan Gjermeni pasi GJKKO i rrëzoi këtij të fundit kërkesën e mosqëndrimit në kafaz të Veliajt gjatë seancave gjyqësore.

Pas largimit të avokatit, gjykata i ka caktuar Erion Veliajt si avokat kryesisht Valentina Teodoreskun.

I.M/Shqiptarja.com