Veliaj mbledh këshilltarët socialistë në Këshillin Bashkiak: Tur në çdo njësi për t’u shpjeguar qytetarëve projektet, vetëm PS e çon Tiranën përpara

14 Janar, 12:44

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj mblodhi në një takim këshilltarët socialistë të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, të cilëve i porositi të nisin një tur takimesh në të gjitha Njësitë Administrative për të komunikuar dhe shpjeguar qytetarëve punën e bërë dhe projektet për qytetin.