Në prag të vitit të ri shkollor, i cili nis në 9 shtator, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj zhvilloi një takim me administratorët e të gjitha shkollave të kryeqytetit, ndërsa një mesazh e pati edhe për opozitën.
Veliaj tha se disa edhe pse nuk kanë mbaruar gjimnazin dinë mirë që të djegin goma, duke iu referuar djegies së gomave nga opozita gjatë protestave para Bashkisë së Tiranës.