Veliaj me strukturat e PS-së në Kavajë: Sot fillojmë maratonën për zgjedhjet e ardhshme, do fitojmë 5-0! Sulmet non stop ndaj Tiranës, të planifikuara

16 Prill, 17:47 | Përditesimi i fundit: 2024-04-16 17:48:12

Në vijim të procesit për hapjen dhe energjizimin e Partisë Socialiste, drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, zhvilloi një takim me strukturat në Kavajë. Ai ftoi të gjithë anëtarët e vjetër dhe të rinj të Partisë Socialiste në Kavajë, që të punojnë fort për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë dhe të lënë mënjanë stërkëmbëshat.