Veliaj në GJKKO: Më është mohuar e drejta për t’u njohur me aktet! Vendosja ime në kafaz, trajtim degradues! Seanca paraprake shtyhet më 5 dhjetor

2 Dhjetor, 11:42 | Përditesimi: 2 Dhjetor, 11:42

Seanca paraprake për dosjen "Veliaj" për kalimin ose jo për gjykim, u shty sërish në GJKKO. Gjykata pranoi kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për t'u njohur me aktet, një e drejtë, që siç tha ai, i është mohuar deri më tani. Seanca e radhës do të mbahet më 5 dhjetor në orën 09:00. 

Në seancë ishte edhe vetë Veliaj, ku theksoi se fakti që nuk i është vendosur asnjë kopje fizike e dosjes në dispozicion nuk përbën thjesht një problem procedurial, por një shkelje të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). Kryebashkiaku argumentoi se e drejta e tij për mbrojtje efektive është shkelur brutalisht dhe në mënyrë të vazhdueshme.

A.A/Shqiptarja.com