Veliaj në SPAK, Basha: Prokuroria të hetojë pa presion, aferës duhet t’i shkohet deri në fund

3 Maj, 12:11

Lulzim Basha ka komentuar në një konferencë për mediat paraqitjen e kryebashkiakut Erion veliaj në SPAK për inceneratorin e Tiranës. Basha tha se SPAK duhet të hetojë pa presion dhe t’i shkojë kësaj afere deri në fund.

"Kur dikush është në SPAK për korrupsion, siç është Erion Veliaj i denoncuar nga unë personalisht dhe PD, të marrësh flamurin pasi ka shkuar në SPAK më duket pak shije e keqe. SPAK duhet të hetojë pa presion dhe pa u dukur sikur ka presion dhe interes polik. Interesi i PD nuk është hakmarrja ndaj Veliajt, por është drejtësia për qytetarët shqiptarë, ku po e trajtojnë tiraninë si lavatriçe ta parave të pista të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Veliaj i cili siç e thatë vetë, që deklaroi se kishte shkuar si koleg i hetuesve, zbuloi se në çfarë gjendje mendore ndodhet ai. Një hetim që shkon deri në fund tregon qartë se nuk mund të vepronin pa bekimin dhe përfitimin e Veliajt”, tha Basha.