Veliaj nga Kombinati: Zona e Lirë Ekonomike do të jetë kantieri më i madh, hapen 5-7 mijë vende pune

6 Mars, 21:37

Zona e Lirë Ekonomike në Kashar do të hapë rreth 7 mijë vende të reja pune. Lajmin e mirë e dha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh drejtues politik i PS për qarkun e Tiranës, gjatë një aktiviteti për anëtarësimet e reja në parti. Veliaj deklaroi se shumë shpejt do të fillojë puna nga kompanitë e reja, të cilat kanë shfaqur interes të investojnë në vendin tonë.