Veliaj nga Lapraka: Një nga zonat më të transformuara të Tiranës! Banorët të shpronësohen dhe t’u paguhet qiraja derisa të ndërtohen pallatet

24 Shkurt, 20:23

Gjatë takimit për të mikpritur anëtarët më të rinj të Partisë Socialiste të Njësisë 11, drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj tha se kjo është një nga zonat që ka pasur një transformim rrënjësor dhe ku sipas tij është rritur ndjeshëm vlera e pronës.