Veliaj nga Rrogozhina: PS shqetësohet për njerëzi, PD ka hall kush do jetë kryetar, Luli apo Saliu

6 Nëntor 2021, 14:59 | Përditesimi: 6 Nëntor 2021, 14:59

Nga Rrogozhina në kuadër të turit për analizën e zgjedhjeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njëkohësisht, drejtuesi politik i këtij qarku,  gjatë takimit me strukturat e PS-së  vuri theksin te ndryshimi mes PD-PS. Veliaj tha se Partia Socialiste është një familje dhe si e tillë shqetësohet për problemet e çdo njeriu, ndryshe nga Partia Demokratike, e cila sipas tij shqetësim të vetëm ka se kush do fitojë, Luli apo Berisha.

 

LR/Shqiptarja.com