Veliaj pret kryetarin e Parlamentit kanadez: Bashkëpunim për krijimin e lehtësirave për qytetarët shqiptarë që jetojnë në Kanada

14 Tetor 2022, 19:54

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti në takim një delegacion nga Parlamenti i Kanadasë, i kryesuar nga Kryetari i Parlamentit, Anthony Rota, të cilët zhvilluan një vizitë zyrtare në vendin tonë. Veliaj shprehu mirënjohjen e tij për mirëpritjen që Kanadaja i ka bërë qytetarëve shqiptarë atje, ndërsa theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.