Veliaj: Akuzohem se kam publikuar foto të projektit të Preljocajt në Tiranë, i ka hedhur stafi! Për Dadon edhe 'Facebook'-u skenë krimi

2 Mars 2025, 13:24 | Përditesimi: 2 Mars 2025, 15:32

Në një përgjigje të radhës për dosjen ndaj tij, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj thotë se prokurori Ols Dado ka futur në dosje edhe postimet në Facebook, të cilat i quan në dosje si ‘skenë krimi’. Veliaj citon një pjesë të dosjes ndaj tij ku përmendet një postim për një aktivitet kulturor, të cilin siç thotë as vetë nuk e ka bërë.

      I.M/Shqiptarja.com