Veliaj: Teatri i ri nis ndërtimin në vjeshtë, kulla apo jo askush nuk prek tokën e tij

17 Korrik 2020, 22:10
  1. "Teatri i ri kombëtarë ishte premtimi im në fushatë dhe nëse dikush që nuk e donte këtë të mos më votonte. Të gjitha ata që ishin kundër pse nuk bënë referendum apo nuk aplikuan ta bënin monument kulture?  Atëherë nuk ka kuptim të dalin kundër dhe të bëjnë zhurmë. Patjetër që mund ta shmangnim këtë moment dhe i ftuam në diskutime. Protesta në fillim zhvillohej nga Robert Ndrenika, Altin Basha e shumë emra të vlerësuar dhe kam bërë seanca dëgjimore me to dhe më pas zhurma në fund u bë nga këto të tjetër. Nga pikëpamja etike i ftova në diskutime. Nuk do ketë kulla në tokën e teatrit është toka e tij, rreth teatrit ne mund të ndërtojmë një sistem hapësinor çfarë rëndësie ka kjo.  Gjithmonë gjendet alibia për të mos bërë gjënë e duhur një ditë pandemia, një herë tërmeti një herë është vapë, nuk ka justifikime me gjënë e drejtë. Gjërat e mira duhet të ecin para. Këtë vjeshtë fillojmë ndërtimin dhe në 1 vit e gjysmë apo 2 do të kemi teatrin e ri", tha Veliaj.

  2.