Përgjatë këtij mandati Veliaj thotë se synimi kryesor është përfundimi i projekteve si ai i Unazës së Madhe që do ti japë përfundimisht zgjidhje trafikut.
Dua të mbaroj patjetër fundin e Bulevardit. Granti që kemi marrë nga Katari na e lehtëson punën. Dua patjetër që dy stadium ti mbaroj dhe polin e ri të Drejtësisë. Kemi marrë me shumë vrull projektin final të kopshti botanik. Fiton fakulteti dhe qyteti. Po punojnë me ministrinë e Transportit dhe ARRSh për të përfunduar unazën e madhe. Kjo do të ishte ëndrra ime që brenda këtij mandate të mbarojë. Kjo administratë të lërë shenjë në këtë qytet.