Vëllezërit Nikolli, një jetë me babanë në burg

26 Korrik 2021, 22:57

Tonini ishte 7 vjeç ku ia arrestuan babanë Ndue Zef Ndrecën. Do e njihte fare pak, ato vite të fëmijërisë, dhe do të përjetonte për 7 vite me rradhë mallin e përhershëm për të dhe privimet e një fëmije me të atin në burg. Por ai dhe vëllezërit e tij e dinin se rruga e vetme për të mbijetuar ishte durimi dhe forca e brendshme e seicilit. Vite të vështira i prisnin dhe ndihmë do te kishin vetëm nënën, Dalinën, e cila duhej të punonte më shumë se një burrë për të mbajtur shtëpinë.