'Vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE', Hasani pritet nga homologu suedez në Stokholm! Takime me deputetët me orgjinë shqiptare dhe zyrtarë të tjerë

11 Qershor, 19:16

Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar një vizitë ditën e sotme në Suedi, ku është pritur nga homologu i tij, Tobias Billström.

Dy ministrat diskutuan mbi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve si dhe mundësitë dhe mënyrat e intensifikimit të bashkëpunimit, duke u fokusuar kryesisht në aspektin e ekonomisë, tregtisë dhe investimeve.

 Duke u ndalur në situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, ministrat Hasani dhe Billström, nënvizuan nevojën që NATO dhe Bashkimi Evropian të mbajnë fokusin në rajon, të parandalojnë ndikimin e aktorëve të tretë dhe përballjen me dizinformimin dhe sulmet hibride.