Kryetari i Partisë Demokratike, Sali berisha, nën akuzë dhe i pandehur për dosjen e aferës “Partizani” prej më shumë se një viti, ka reaguar pas vendimit të GJKKO-së ditën e sotme, që la në fuqi masën “detyrim paraqitjeje” ndaj tij, por me prezencë dy herë në muaj në SPAK.
Edhe pse nuk e ka pritur mirë, ai është ‘zbutur’, duke thënë se do e zbatojë këtë vendim, por ka shtuar se “çështjen tani e ka në Strasburg". Aui sulmoi edhe organin e akuzës si "Skrapi i partisë" dhe kryeministrin Rama, duke e cilësuar vendimin edhe si "pilulë elektorale" për të.