Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar, Budina: Drejtësia të funksionojë, ata që e kanë prishur ta rindërtojnë aty, ashtu siç ishte me paratë e tyre

19 Korrik 2021, 22:53

Regjisori Edmond Budina, thotë se në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar , kërkohet që të rindërtohet ashtu siç ishte më parë në të njëjtin vend. I ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’, përfaqësuesi i Aleancës për Teatrin, tha se Gjykata Kushtetuese, vendosi që prona të kalojë tek Ministria e Kulturës, ashtu siç ishte më parë. Nëse ka drejtësi thotë Budina, Teatri duhet të rindërtohet aty ku ishte, dhe ato që e kanë prishur duhet ta ndërtojnë me shpenzimet e tyre