Vendimi i Kushtetueses për mandatin e Xhaçkës, PS: Nuk mund të imponojë votën e deputetëve! Do kërkojmë interpretim e Komisionit të Venecias

24 Korrik, 12:29 | Përditesimi i fundit: 2024-07-24 16:21:22

Sipas Çuçit vota e deputetëve është e pavarur dhe pavarësia e votës së tij mbrohet me Kushtetutë. Çuçi tha se nuk mundet Gjykata Kushtetuese që të imponojë votën e deputetit. Kreu i Grupit të PS tha se për këtë paqartësi do të kërkojnë opinionin e Komisionit të Venecias