Vendimi i Kushtetueses për Teatrin, aktori Liçaj: Aleanca ka fituar, është e qartë si drita e diellit! Veliaj dhe Rama kanë hapur aty varrin e tyre politik

5 Korrik 2021, 21:56

Aktori Neritan Liçaj dhe njëkohësisht aktivist në Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, tha se ky vendim i kushtetueses është i qartë si drita e diellit që ka fituar dhe se është i gjithi një vendim në favor të Aleancës. Liçaj tha se qeveria dhe bashkia kanë shkelur kushtetutën dhe se për këtë duhet të japin llogari. Më tej aktori shtoi se ai Teatër një kokë do ta hajë, ndërkohë që sipas tij aty Veliaj dhe Rama kanë hapur varrin e tyre politik