Vetëvrasja e 17-vjeçares, Dogjani në Kuvend: Bullizohej, shteti e vrau se e la të varfër! Hoxha: Mos bëj politikë me drama familjare

13 Shkurt 2025, 11:21 | Përditesimi: 13 Shkurt 2025, 16:20

TIRANË- Deputeti demokrat, Asllan Dogjani ka ngritur në Kuvend çështjen e vetëvrasjes së 17-vjeçares Irsa Muçollari, e cila dyshohet se bullizohej në shkollë. Deputeti veshi me përgjegjësi qeverinë për vrasjen e saj, duke thënë se e vrau shteti pasi e la të varfër. Dogjani tha se gjimnazistja bullizohej nga shokët dhe shoqet e klasës pasi nuk kishte mundësi të vishej njëjtë si ata sepse ishte e varfër.

E.H/Shqiptarja.com