Vetëvrasja e Ilvi Metës, Duma në Kuvend i kërkon ministrit dorëheqjen: I riu humbi jetën brenda Komisariatit! Çuçi: E pa vërtetë, është e filmuar, kërkoni hetim parlamentar

9 Maj 2022, 20:42 | Përditesimi: 9 Maj 2022, 22:49

Seanca e radhës në Kuvend ka nisur me debate mes deputetes demokrate Grida Dumës dhe ministrit të Brendshëm Bledi Çuçit. Nga foltorja e Kuvendit, Duma nxori dy foto të qelisë në komisariatin e Kavajës, ku duket lidhësja e bluzës me të cilën dyshohet se është vetëvrarë 31-vjeçari Ilvi Meta. Duma i kërkoi Çuçit të japë dorëheqjen, por ministri i tha se mund të kërkojë hetim parlamentar për këtë ngjarje. 

    r.k./Shqiptarja.com