Vetëvrasja në Komisariatin e Kavajës, Helsinki: Kushtet në burg të papërshtatshme, ngjarja me shumë pikëpyetje! Avokati: Mungesa e transparencës, s’ndihmon në parandalim

6 Maj 2022, 15:26 | Përditesimi i fundit: 2022-05-06 19:23:48

Sipas një vëzhgimi të Komitetit të Helsinkit lidhur me vetëvrasjen e Ilvi Metës në komisariatin e Kavajës, rezulton siç tha edhe drejtoresha Erida Skëndaj se kushtet e burgut ishin të papërshtatshme si dhe oficerët në turn nuk u treguan mjaftueshëm vigjilentë, duke mos zbatuar detyrat e tyre.