Vijojnë punimet në rrugën strategjike Shirokë-Zogaj, do lidhë vendin me Malin e Zi dhe e kthen Shkodrën si kryeqendër të rajonit

14 Shkurt, 08:31 | Përditesimi i fundit: 2025-02-14 21:31:45

Shkodër- Po vijojnë punimet në ndërtimin e rrugës strategjike Shirokë-Zogaj, e cila do të lidhë Shkodrën dhe vendin me Malin e Zi.

I cilësuar si investim strategjik, ky aks pritet të përfundojë gjatë këtij viti dhe synimi është kthimi i Shkodrës në një pikë të rëndësishme dhe si kryeqendër e rajonit.

Kryeministri Edi Rama ka postuar sot një video-mesazh në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ku thekson edhe rëndësinë e investimit nga qeveria dhe qëllimet afatgjata.