Vijon legalizimi i pallateve te braktisura nga ndërtuesit, Lame në Kombinat: Subjektet me shkelje nuk do të marrin më leje ndërtimi të reja

10 Dhjetor 2022, 13:11

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame ishte në Lagjen e Kombinatit në Tiranë, për të vijuar procesin e legalizimit të pallateve të braktisura nga ndërtuesit. Bëhet fjalë për një kompleks banimi me rreth 65 njësi apartamente dhe njësi shërbimi, dyqane.