Viktima e parë nga moti i keq! Ra nga soleta e një banese ku ishte duke montuar një panel diellor prej erës së fortë, ndërron jetë 26-vjeçari në Kuçovë

1 Prill 2022, 16:00 | Përditesimi: 1 Prill 2022, 16:00

BERAT-Stuhia e fortë e erës regjistroji viktimën e parë në qytetin e Kuçovës. Djali 26-vjeçar, që ishte duke punuar për montimin e një paneli diellor në shtëpinë e një të afërmi të tij, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme. Majkëll Vrapi ra nga soleta e shtëpisë si pasojë e erës së fortë, por rrëzimi nga një lartësi rreth 3 metër i shkaktoi të riut nga fshati Tapi në rrethin e Kuçovës fraktura dhe shembje në të gjithë trupin.

r.k./Shqiptarja.com