Vizita e Antony Blinken në Tiranë, Rama: Do të gjejë një Shqipëri ku ka rilindur besimi te drejtësia falë goditjeve antikorrupsion në nivele të larta

11 Shkurt, 07:38

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, njeriu i cili shpalli Sali Berishën  'non grata', do të udhëtojë drejt Tiranës javën e ardhshme. Kryeministri Rama shpreh mirënjohjen për mbështetjen amerikane në reformimin e sistemit të drejtësisë që sot sipas tij ka rritur besimin e publikut falë goditjeve të korrupsionit në nivelet më të larta.