Vizita e Blinken, Meta: Ngjarje normale, kanë ardhur dhe të tjerë

13 Shkurt, 14:39

Teksa gjithnjë e më shumë vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken në Shqipëri po konsiderohet si historike, kreu I Partisë së Lirisë Ilir Meta e quan ngjarje normale. Ai thotë se Blinken vjen në Tiranë njëjtë si shumë Sekretarë të tjerë të shtetit ndër vite.

'Mendoj se ardhja e Sekretarit të Shtetit është tashmë diçka normale në marrëdhëniet midis dy vendeve tona duke patur parasysh vizitat e shpeshta, që nga koha e Sekretarit Baker e deri tek vizita më e fundit e zotit Kerry, duke përmendur këtu Znj. Clinton, Znj. Albright, Z. Powell dhe shumë Sekretarë të tjerë shteti, që kanë vizituar Tiranën dhe që të cilët e kanë shfrytëzuar Tiranën edhe për iniciativa shumë të rëndësishme siç ishte rasti i nënshkrimit të Kartës së Adriatikut gjatë vizitës së Sekretarit Powell në Tiranë me Ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, të Maqedonisë dhe të Kroacisë në një proces historik, i cili u përmbyll me anëtarësimin e këtyre vendeve në NATO.”, tha Meta.

M.Q./Shqiptarja.com