Vizita e Ramës në Kosovë, lufta në PD dhe rritja e çmimeve!

28 Shtator 2021, 07:27

 

I ftuar në Report TV në emisionin '5 pyetjet e Babaramos' kreu i grupit parlamentar Alfred Rushaj pranon se përjashtimin e Sali Berishës, situata në PD, nuk është “rozë”, megjithatë, ai refuzon që ta quajë një konflikt. Akuzës se Lulzim Basha, nuk shkon dot në SHBA, Rushaj nuk dha një përgjigje shteruese. Në një kohë kur Berisha synon largimin e kryedemokratit, për Rushajn nuk ka dyshim që Basha është kryetari legjitim i PD-së që ka dalë nga zgjedhjet legjitime. PD është në momente të vështira dhe në një kohë kur debati është mes të vetëve, pyetja që ngremë është se cila do të jetë zgjidhja? Deputeti i PD Tritan Shehu në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv tha se e vetmja rrugëdalje është shkundja e bazës duke mbledhur Kuvend Kombëtar të PD.