Vizita në Tiranë/ Von der Leyen takon Begajn: Vlerësoj angazhimin tuaj për të ardhmen e Shqipërisë në BE

24 Tetor, 10:18

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen u prit sot nga Presidenti Bajram Begaj. Në kuadër të vizitës në Tiranë, Von der Leyen zhvilloi edhe një takim me kreun e Shtetit rreth orës 10:00 në Presidencë.

Në fokus të bisedës ka qenë rrugëtimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe hapja e negociatave për grupkapitullin e parë. Në një postim në platformën ‘X’, Von der Leyen shkruan se vlerëson angazhimin e Presidentit Begaj për të ardhmen e Shqipërisë dhe rajonit në BE.

“E vlerësoj thellësisht angazhimin tuaj personal për të ardhmen e Shqipërisë në Bashkimin tonë. Si dhe perspektiva juaj unike për pajtimin, integrimin dhe prosperitetin e rajonit”, shkruan Von der Leyen.

    No videos found.