Vizita në Uashington, Veliaj për Report Tv: SHBA në krah të Shqipërisë për sigurinë kibernetike! Më shumë investime amerikane në Tiranë

19 Shtator 2022, 15:51

Një vizitë disaditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kryetarit të Bashkisë së Tiranës është mbyllur dje, ndërsa Erion Veliaj e cilëson atë shumë të suksesshme në një intervistë për Report Tv. Veliaj thotë se marrëdhënie e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e jashtëzakonshme dhe se kjo marrëdhënie është përkthyer në disa vepra konkrete që e dëshmojnë.