Vjosa ‘tërhiqet’ nga 11 banesat, prezente në tokat bujqësore, niveli i ujit shkon në 6.3 metra

13 Dhjetor 2021, 09:46 | Përditesimi: 13 Dhjetor 2021, 09:46

Orët e makthit dhe rrezikut kanë marrë fund për 11 familjet me banesa pranë lumit të Vjosës, ujërat e së cilës janë tërhequr dhe kanë rënë në 6.3 metra.

Mbrëmjen e djeshme situata ishte alarmante për shkak se niveli i ujit kishte ishte 7.6 metra, duke kaluar në këtë mënyrë edhe pikën kritike të saj. Por mëngjesin e sotëm gjithçka është drejt normalizimit.

Megjithëse Vjosa është tërhequr nga 11 banesat uji vijon të jetë prezent në tokat bujqësore.

Situata ditët e fundit ka qenë e rënduar në të gjithë vendin për shkak të reshjeve të dendura dhe pa pushim.

r.k./Shqiptarja.com