Vlorë, digjet një makinë e parkuar në oborrin e një banese, dyshohet e qëllimshme! U spërkat me benzinë edhe 4 ditë më parë

12 Nëntor 2021, 08:23 | Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 08:23

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në lagjen 'Partizani' në Vlorë. Automjeti tip 'Reno' ka qenë i parkuar në oborrin e banesës, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.

r.k./Shqiptarja.com