Vota e diasporës, Celibashi propozon që të numërohet nga KQZ! Partitë me vëzhgues, të drejtë vetëm 1 herë të përjashtojnë numëruesit

7 Dhjetor 2024, 12:34 | Përditesimi: 7 Dhjetor 2024, 16:06

Komisioni Rregullator i KQZ diskutoi sot mbi modalitetet e numërimit të votës së diasporës. Kryekomisioneri i KQZ, Ilirjan Celibashi ka propozuar që numërimi i votës së emigrantëve mos të bëhet nga përfaqësues të partive politike, por nga persona të caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

E.B/Shqiptarja.com