Kur nis faza e dërgimit të fletës së votimit tek shqiptarët jashtë?
Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha se kjo do të bëhet nga data 8 – 16 prill nëse gjithçka shkon mirë dhe se shërbimi do të jetë ekspres dhe i gjurmueshëm.
Do të shohim si shkon procesi i regjistrimit e miratimit të listave shumëemërore. Nëse ky proces shkon normalisht ne midis fundit të javës së parë të prillit dhe javën e dytë të prillit do të dërgojmë fletët e votimit dhe dokumentacionin zgjedhor për votuesit nga jashtë. Pra synojmë që mes datës 8- 11 prill të përfundojmë procesin e dërgimit të fletëve të votimit nga jashtë. Në këtë mënyrë votuesit kanë kohë për të plotësuar dhe kthyer mbrapsht në KQZ. Deri në fund të javës tjetër do të kemi përfunduar procedurat që lidhen me operatorin e shërbimit postar.



















