Vota e emigrantëve, Kristaq Kume: Nuk duhet të ketë të njëjtën peshë si vota e atyre që votojnë këtu! Politika të shtyjë procesin përpara

28 Qershor 2022, 13:23 | Përditesimi i fundit: 2022-06-28 17:17:27

Kristaq Kume, ish-kreu i KQZ-së risjell në vëmendje çështjen e votës së emigrantëve, kur tashmë komisioni i posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore ka nisur punën. Kume thekson se politika duhet të trajtojë se çfarë peshe duhet të ketë vota e emigrantëve, dhe jo ta quajë problemin të zgjidhur.