Votimi elektronik, Celibashi: Shtrirja në gjithë territorin ka kosto të lartë dhe kërkon burime njerëzore! Nuk zgjidh shitblerjen e votës

27 Shkurt, 13:12

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në dëgjesën në komisionin e Reformës Zgjedhore u ndal edhe tek procesi i votimit elektronik. Celibashi tha se pikësëpari duhet të merret një vendim politik sa i takon shtrirjes së votimit elektronik në të gjithë territorin.

Sipas tij, duhen që të kenë në vëmendje dy faktorë sa i takon votimit elektronik, kostot e larta për shtrirjen në gjithë territorin, si edhe burimet njerëzore. Por gjithsesi, Celibashi thotë se votimi elektronik nuk i zgjidh gjithë problematikat siç është ajo e shitblerjes së votës.