Votimi elektronik në zgjedhjet e 14 majit, Celibashi: Edhe pse ka interes, nuk ka shtysë nga partitë politike

23 Nëntor 2022, 11:46 | Përditesimi i fundit: 2022-11-23 15:38:03

Votimi elektronik do të realizohet vetëm në Vorë për zgjedhjet e 14 majit. KQZ kërkoi 37 mln euro për të realizuar procesin e votimit elektronik edhe në 6 bashki të tjera për zgjedhjet e ardhshme vendore por deri tani ende nuk është lëvruar ky fond nga qeveria. Para mediave, kreu i KQZ u shpreh se nuk ka pasur shtysë nga ana e partive politike për ta zgjeruar por edhe nëse do të ndodhte, koha është e pamjaftueshme për ta realizuar.