Votohet kryesia e re e PS-së! Nga gratë Ibrahimaj dhe Bushka ngelen jashtë, nga burrat Tavo e Vengu

8 Shtator, 16:28

Asambleja ka votuar për kryesinë e re që do përbëhet nga 10 emra. Për votim kryeministri propozoi 14 emra, 7 gra e 7 burra. Ndërsa la jashtë emra si Olta Xhaçka, Mimi Kodheli, Blerina Gjylameti, Ditmir Bushati, Ilir Beqaj dhe Armando Subashi. Nga gratë nuk fituan Delina Ibrahimaj dhe Klotilda Bushka, ndërsa nga burrat nuk fituan Vangjel Tavo dhe Pirro Vëngu.