Gjykata e Gjirokastrës dënon vrasësit e Alket Muhos, prindërit kundër: SPAK të hetojë gjyqtaren

27 Tetor 2021, 10:09 | Përditesimi i fundit: 2021-10-27 15:28:46

Prindërit e Alket Muhos kanë akuzuar gjyqtaren se ka zbutur dënimin e vrasësve të djalit të tyre. Sipas tyre Gjykata i nxori si të pafajshëm për armëmbajtje dhe ulën dënimin. Ata akuzuan gjyqtaren Blerta Çibuku është e korruptuar, të ndërhyjë SPAK.

"Gjykata dënoi kriminelët e vrasjes së djalit tim. Ata e kanë zbutur dënimin me ligj pasi e kanë nxjerrë të pafajshëm për armëmbajtje. Me çfarë e vranë ato djalin tim? Me shkop? Gjyqtarja Blerta Çibuku është e korruptuar. Dhe Gjykata e Gjirokastrës është e korruptuar komplet. Një korruptim galopant", ka thënë i ati.  

"Për mbajtjen e armëve znj. Blerta Çibuku i ka nxjerrë të pafajshëm. Mua si nënë po bëhen 4 vite nuk më ka pyetur asnjë herë. Por na thoshte pusho mos fol. Ka vrarë zemrën e një nëne ashtu siç më vranë djalin e vetëm. Të vijë SPAK dhe ta pyesë gjyqtaren se me çfarë u vra", tha nëna.