Vrasës profesionistë nga Vlora dyshohet se ekzekutuan Demir Backën! Pistat e hetimit, rrahja e 'të fortit' të Fierit më shumë se një vit më parë dhe konflikti i pronësisë

24 Tetor 2021, 21:54 | Përditesimi: 24 Tetor 2021, 21:54

Një konflikt i vjetër me një personazh të njohur të botës së krimit me inicialet A.I., është një nga pistat kryesore ku po heton policia, lidhur me ekzekutimin e Demir Backës mbrëmjen e së shtunës në qytetin e Fierit.

Sipas 'Ora News',  sherri mes Backës dhe A.I. ka ndodhur një vit e gjysmë më parë, në një nga ambientet e kafe “Piazza” në Fier, ku Demir Backa dhe ky person së bashku me djalin e tij, kishin shkuar për t’u sqaruar pas një konflikti që i riu kishte pasur me mbesën e Backës. Djali i të fortit me inicialet A.I e përndiqte vajzën prej kohësh, dhe tentativat për sqarim jo vetëm që nuk kanë përfunduar mirë, por Demir Backa dhe A.I. janë përfshirë në një konflikt verbal e fizik, pasi Demir Backa e ka qëlluar me pëllëmbë dhe grushte personin tjetër.

LR/Shqiptarja.com