Vrasja e Martin Canit, nxënësit 14 vjeçar të shkollës 9 vjeçare 'Fan Noli' në Tiranë nga një bashkëmoshatar, nxënës i po kësaj shkolle, ka tronditur mbarë shoqërinë dhe jo vetëm, ndërkohë sa vjen dhe është në rritje shqetësimi për fenomenin e bullizimit në rrjete sociale.
Në këto kushte qeveria vendosi të hedhë në diskutim hapin që do të ndërmerret më pas. Bëhet fjalë për dy propozime: Mbyllja në Shqipëri e Snap Chat apo TikTok apo vendosja e filtrave në këto dy rrjete sociale tepër të populluara mes adoleshentëve.
Dy propozimet do të hidhen për diskutim publik ku do të angazhohen shkollat dhe prindërit.