Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me Grupin e Deputetëve “Miqtë e fëmijëve”. Spiropali e nisi fjalën e saj me vdekjen e 14-vjeçarit Martin Cani, i cili u vra me thikë të hënën 18 nëntorit pranë shkollës 'Fan Noli' nga bashkëmoshatari i tij.
Ndër të tjera Spiropali shprehu gatishmëri për propozime dhe ndryshime në kuadrin ligjor për mbrojtjen e fëmijëve.